Rusia bombardon ndërtesat civile në lindje të Ukrainës

Qytetet e Kharkivit dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës po përballen me bombardime të vazhdueshme të forcave ruse. Këto dy zona kontrollohen nga ushtarët rus, ndërsa objektiv i sulmeve të tyre janë ndërtesat e civilëve, duke lënë pas shumë viktima dhe të plagosur.
Sipas drejtuesit ushtarak ukrainas në rajonin e Luhanskut , Serhiy Hayday janë lëshuar 56 sulme nga rusët ndaj infrastrukturës civile në Kharkiv dhe zonat përreth.
“Përveç përleshjeve në rrugë, ushtria ruse po bombardon vazhdimisht ndërtesat e larta dhe shtëpitë private të civilëve duke shënuar viktima”, tha Hayday.
Rajoni i Luhanskut është në sulmet e Rusisë, e cila ka çuar të gjitha forcat e saj në atë zonë për të marrë më pas Donbasin./ Reporton CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




