Rusia do të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë në Hungari

Botë | 4 vite më parë

Gjigandi rus i energjisë bërthamore Rosatom do të fillojë ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë në Hungari në javët e ardhshme. Marrëveshja, e arritur midis Rusisë dhe Hungarisë, pjesë e BE-së, synon të zgjerojë centralin bërthamor ekzistues Paks.

Industria bërthamore e Rusisë nuk i është nënshtruar sanksioneve të BE-së për pushtimin e përgjakshëm të Ukrainës.

Lëvizjet për të izoluar dhe sanksionuar eksportet e saj të naftës dhe gazit nuk janë mbështetur pa kushte nga Hungaria.

“Le të fillojë ndërtimi! Ky është një hap i madh, një moment historik i rëndësishëm. Në këtë mënyrë ne do të sigurojmë sigurinë energjetike të Hungarisë në afat të gjatë dhe do t’i mbrojmë hungarezët nga luhatjet e egra të çmimeve të energjisë.” tha ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto në një postim në Facebook.

Centrali bërthamor ekzistues Paks aktualisht gjeneron 40% të furnizimit me energji elektrike të Hungarisë.

Me dy reaktorët shtesë, termocentrali bërthamor do të shohë kapacitetin e tij më shumë se dyfish. Reaktorët bërthamorë mund të jenë gati për shërbim deri në vitin 2030. Projekti 12.5 miliardë euro financohet kryesisht nga Rusia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme