Rusia: Dorëzohen 2 mijë ushtarë ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal

Botë | 4 vite më parë

Rusia pretendon se 2 mijë ushtarë ukrainas janë dorëzuar nga fabrika e çelikut Azvostal në Mariupol. Ishte Ministri i Mbrojtjes ruse ai që bëri deklaratën, sipas Skynews. Ndërsa më datë 18 maj, Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se ishin dorëzuar 1 mijë luftëtarë ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.

Sakaq, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se deri në 1700 ushtarë ukrainas “ka të ngjarë të ishin dorëzuar”. Azovstal është një nga objektivat kyç për Vladimir Putin që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme