Rusia e kërkon për mashtrim, arrestohet në Rinas neurokirurgu rus

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia ka arrestuar në Rinas një 57-vjeçar rus pasi ishte shpallur në kërkim nga Rusia për mashtrim.

Sipas policisë, mësohet se 57-vjeçari i identifikuar si Aleksandër Bobovnikov, me profesion neurokirurg ka ardhur në Shqipëri me miqtë e tij gjermanë disa ditë më parë me charter.

Aleksandër Bobovnikov ishte shpallur në kërkim, është pasi është shprehur kundër luftës në Ukrainë.

Më herët ai është ndaluar në Firence por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.

“Ndalohet në hyrje të Shqipërisë, në PKK Rinas, për t’u ekstraduar në Rusi, një 57-vjeçar rus, i kërkuar nga Interpol Moska, për mashtrim. Si rezultat i verifikimeve dhe intervistimeve të detajuara që kryhen nga Policia Kufitare e Rinasit, në hyrje dhe në dalje të vendit, për të parandaluar lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, si dhe pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi rus, i kërkuar ndërkombëtarisht, A. B., 57 vjeç, banues në Izrael.  57-vjeçari akuzohet nga autoritetet ruse, për mashtrim. Vijon bashkëpunimi me homologët, për ekstradimin e shtetasit A. B., në Rusi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, këtë të enjte zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë. Ndërsa mësohet se 57-vjeçari disponon edhe pasaportë izraelite.

Vendet e Bashkimit Europian kanë refuzuar arrestimin e tij, ndërsa pritet se si do të veprojë drejtësia shqiptare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme