Rusia fillon të tërheqë forcat e saj ushtarake nga rrethinat e Kievit

Rusia ka filluar të tërheqë forcat e saj nga rrethinat e Kievit. Lajmi është raportuar nga burime të medias prestigjoze CNN. Bëhet me dije se CNN ka cituar dy zyrtarë amerikanë që e shohin këtë veprim si një ndryshim të madh të strategjisë ruse.
Sipas SHBA-së, lëvizjet e vërejtura tashmë nuk janë një rregullim afatshkurtër, por një lëvizje afatgjatë. Kujtojmë se tashmë kemi hyrë në muajin e dytë të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, teksa janë zhvilluar disa takime mes palëve diplomatike dhe deri më tani nuk është arritur thuajse asgjë për një armëpushim apo përfundim të luftës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




