Rusia godet disa zona pranë Kievit, ndërsa Ukraina kërkon të rimarrë jugun

Botë | 4 vite më parë

Rusia ka kryer sulme vdekjeprurëse në të gjithë Ukrainën, ndërsa Kievi ka shtuar përpjekjet e saj për të rimarrë rajonin e pushtuar jugor të Khersonit. Në sulmin më të përgjakshëm, pesë persona u vranë dhe 25 u plagosën kur raketat goditën qytetin qendror të Kropyvnytskyi, thanë zyrtarët lokalë. Pranë Kievit, 15 persona u plagosën në një bazë ushtarake.

Rajonet veriore dhe jugore të Ukrainës u goditën gjithashtu. Kjo vjen pasi Ukraina kërkon të izolojë trupat ruse në jug të vendit. Një urë kyçe në qytetin Kherson është jashtë funksionit pasi forcat ukrainase e goditën atë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA.

Kjo e bën të pamundur për Rusinë dërgimin e dislokimeve dhe armatimit mbi Urën Antonivsky. Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se i vetmi kryeqytet rajonal ukrainas i kapur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tani është “praktikisht i shkëputur nga territoret e tjera të okupuara”. BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme