Rusia i dorëzon Bjellorusisë armët bërthamore

Botë | 3 vite më parë

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, ka paralajmëruar për rrezikun e transferimit të armëve bërthamore nga Rusia në Bjellorusi, pasi Alexander Lukashenko konfirmoi se “raketat dhe bombat” e para kishin mbërritur në vend.

Tikhanovskaya, akuzoi politikanët perëndimorë se “qëndruan të heshtur” për vendosjen e parë të armëve bërthamore taktike jashtë Rusisë që nga rënia e BRSS në 1991.

Lideri i Bjellorusisë Lukashenko, e bëri njoftimin e tij në një diskutim në një emision televiziv shtetëror rus.

Alexander Lukashenko shihet si aleati kryesor i Rusisë, me Bjellorusinë që shërben si pikënisje për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Presidenti Vladimir Putin në shkurt 2022.

Në komentet që synonin të tronditnin aleatët e Ukrainës në Perëndim, Lukashenko theksoi se bombat ruse ishin “tre herë më të fuqishme” se ato të hedhura nga SHBA në Nagasaki dhe Hiroshima në Luftën e Dytë Botërore. Lukashenko i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994 fitoi zgjedhjet në 2020, duke shkaktuar protesta masive./BBC/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme