Rusia kërcënon Kievin: Numri dhe shkalla e sulmeve me raketa do të rritet

Një fabrikë ushtarake ukrainase jashtë Kievit është shkatërruar pjesërisht nga sulmet ruse gjatë natës, raporton AFP, pasi Moska paralajmëroi se do të intensifikojë sulmet në kryeqytet si përgjigje ndaj sulmeve ukrainase në tokën ruse.
Zyrtarët rusë akuzojnë Ukrainën se ka dërguar dy helikopterë përtej kufirit për të bombarduar një qytet në rajonin jugor të Bryansk të Rusisë, duke plagosur tetë persona, ndërsa Ukraina i ka mohuar akuzat.
Fabrika ushtarake jashtë Kievit prodhoi raketa që dyshohet se janë përdorur për të goditur anijen luftarake të Rusisë Moskva. “Numri dhe shkalla e sulmeve me raketa kundër objektivave në Kiev do të rritet si përgjigje ndaj çdo sulmi terrorist apo sabotazhi të kryer nga regjimi nacionalist i Kievit në territorin rus”, lajmëroi ministria e mbrojtjes në Moskë.
Ukraina thotë se Rusia do të kërkojë hakmarrje pas fundosjes së anijes së saj, të cilën Kievi pretendon se e ka goditur me raketa Neptun. “Sulmi i kryqëzorit Moskva goditi jo vetëm vetë anijen: ai goditi ambiciet perandorake të armikut. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk do të na falet kjo,” tha Natalia Gumeniuk, një zëdhënëse e forcave ushtarake jugore të Ukrainës.
Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se forcat ruse kanë vrarë deri në 30 mercenarë polakë që luftonin për Ukrainën në rajonin verilindor të Kharkiv. Sulmet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, kanë vranë edhe shtatë persona ukrainas dhe kanë lënë të plagosur 34 të tjerë, tha guvernatori i rajonit, ndërsa forcat e Moskës shtuan sulmet.
“Okupatorët qëlluan në një zonë banimi në Kharkiv. Fatkeqësisht, 34 njerëz u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë. Shtatë persona humbën jetën, mes tyre njëri ishte fëmijë tha Oleg Synegubov në mediat sociale.
Më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus më 24 shkurt, sipas Kombet e Bashkuara. Agjencia e OKB-së për refugjatët liston mbi 4 milionë e 796 mijë ukrainas që kanë kaluar kufijtë, ndërsa Organizata e saj Ndërkombëtare për Migracionin thotë se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treta janë larguar gjithashtu.
Ndërkohë BE po punon për zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë për të përfshirë embargot e naftës dhe gazit, por masa të tilla do të zgjasin “disa muaj”, thanë zyrtarët evropianë për AFP. Eksportet ruse të energjisë janë fituesi kryesor i monedhës së Moskës dhe shitjet e saj të naftës dhe gazit në BE llogariten nga një çerek miliard deri në një miliard euro në ditë, sipas vlerësimeve të ndryshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




