Rusia kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz për Europën

Kremlini ka kërcënuar të ndërpresë furnzimin me gaz të Europës dhe ka paraljmëruar se cmimi i naftës mund të shkojë deri në 300 dollarë për fuci nëse perëndimi përshkallëzon luftën ekonomike ndaj Rusisë duke ndaluar importet e energjisë.
Ndërsa liderër europianë do të takohen të entjen në Versajë për të diskutuar prerjen e gazit dhe naftës ruse për kontinentin e vjetër, Moska paraljmëroi se një lëvizje e tillë do të ishte katastrofë për tregun botërore.
Një refuzim i naftës ruse do të cojë në pasoja katastrofike për tregun botërore, u shpreh zëvendëskryeministri rus Aleksandër Novak, duke theksuar se cmimi i naftës mund të shkojë në më shumë se 300 dolllarë për fuci. Duke iu referuar faktin që muajin e shkuar Gjermania ngriu certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2 që do të transportonte gaz nga Rusia në Gjermani, Novak tha se Rusia mund të ndalonte furnizimin me gaz natyral të Europës përmes gazjellësit Nord Stream 1.
Kemi cdo të drejtë të vendosim embargo ndaj gazit që transportohet përmes gazjellësit Nord Stream 1, theksoi Novak.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




