Rusia konfirmon hapjen e korridoreve humanitare për dy qytete të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes këtë të shtunë ka bërë me dije se korridoret humanitare do të hapen në orën 10:00 me orën e Moskës nga qytetet Mariupol dhe Volnovakha, njoftojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të fundit nga zyrtarët rus një “moment qetësie” do të zbatohet që popullata civile të largohet nga qytetet. Ministria ruse bën me dije se në lidhje me këtë vendim është rënë dakord me autoritetet ukrainase.
Ndërkohë më herët, kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko bëri thirrje për një korridor humanitar, për të kaluar shoqëria civile, pas një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




