Rusia lëshon raketën më të madhe që prej rënies së Bashkimit Sovjetik

Botë | 5 vite më parë
 
Duke vijuar luftën për militarizimin e hapësirës, Rusia lëshoi raketën më të madhe që prej rënies së Bashkimit Sovjetik 30 vite më parë. Me një peshë prej 761 tonësh, raketa Angara A-5, 64 metra e gjatë, raketa u nis nga kozmodromi Plesetsk në Rusi, duke marrë vlerësimet e presidenti Vladimir Putin.

Raketa që është e teknologjisë së fundit mund të dërgojë në hapësirë satelitë ushtarakë, pasi pikërisht në hapësirë mendohet se do të zhvillohen edhe konfliktet e të ardhmes.

Raketat Angara, të quajtura sipas lumit me të njëjtin emër në Siberi, që burgon nga liqeni Bajkal, janë modeli i parë i ri që ndërtohen pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Ato do të zëvendësojnë raketat Proton në vitet 1960, të cilat kanë shfaqur defekte të ndryshe në vitet e fundit. President Vladimir Putin shpreson që këto raketa do të gjallërojnë industrinë hapësinore ruse.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme