Rusia mohon pretendimet e Ukrainës: Nuk ka armë të rënda në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia

Botë | 4 vite më parë

Rusia ka rrëzuar pretendimet e Ukrainës për armë të rënda të vendosura në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia. Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se forcat e saj nuk kanë armë të rënda të vendosura në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, duke akuzuar Kievin për përgatitjen e një “provokimi” në stacion.

“Trupat ruse nuk kanë armë të rënda as në territorin e stacionit dhe as në zonat përreth tij. Ka vetëm njësi roje”, tha ministria në një deklaratë, raporton AlJazeera.

Duke vënë në dukje akuzat se forcat ruse kanë granatuar pozicionet ukrainase nga territori i termocentralit bërthamor, ministria tha se Kievi po planifikon një “provokim” gjatë vizitës në Ukrainë të shefit të OKB-së Antonio Guterres.

Ai tha se Ukraina po vendoste forca në zonë dhe planifikoi të nisë sulme artilerie në uzinë nga qyteti i Nikopol më 19 gusht, kur Guterres do të vizitojë Odesën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme