Rusia mohon pretendimet e Ukrainës për përparim në vijën e fronit: Situata nën kontroll

Rusia ka mohuar pretendimet e Ukrainës se ka bërë përparim në vijë e parë të luftës. Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner që luftonte në anën ruse, akuzoi trupat ruse për braktisjen e pozicioneve rreth Bakhmutit, ndërsa blogerët ushtarakë rusë raportuan përparimet ose lëvizjet e trupave të Ukrainës në disa zona të enjten.
Por Kremlini mohoi se Ukraina kishte bërë ndonjë përparim të rëndësishëm.
“Deklaratat individuale në Telegram për një ‘përparim’ në disa pika në vijën e frontit nuk korrespondojnë me realitetin. Situata e përgjithshme në zonën e operacionit special ushtarak është nën kontroll”, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Instituti për Studimin e Luftës tha se forcat ukrainase ndoshta kishin arritur përfitime në qytetin lindor të Bakhmut, duke i detyruar trupat ruse të kthehen në disa zona të frontit me rreth dy kilometra./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




