Rusia mund të sulmojë Moldavinë, zbulimi moldav: Kemi informacione se Moska mund të nisë ofenisvën në vitin 2023

Zyrtarët moldavë të zbulimit paralajmëruan se forcat ruse mund të nisin një ofensivë ushtarake në Ukrainën jugore në fillim të vitit të ardhshëm. Një nga qëllimet, thonë ata, mund të jetë bashkimi i forcave ruse në Ukrainë me një rajon separatist të mbështetur nga Moska në Moldavi, të quajtur Transnistria.
Shefi i shërbimit të sigurisë moldave theksoi gjithashtu se depoja më e madhe e municioneve në Evropë, e vendosur në Transnistria, ruhet shumë nga rusët. Një nga teoritë e shërbimit është se Rusia do të kërkojë të përdorë këtë municion në një konfrontim të mundshëm ushtarak.
Moldavia shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më 1991. Një vit më vonë, separatistët e mbështetur nga Rusia nisën një luftë civile në Transnistri dhe që atëherë kontrollojnë rajonin që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Moldavisë.
Atje vazhdon të ketë trupa ruse dhe prania e tyre është shqetësimi më i madh i ukrainasve që jetojnë pranë kufirit. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shumë persona kanë kaluar kufirin e Ukrainës me Moldavinë pranë Tiraspolit, kryeqytetit të Transnistrisë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




