Rusia ndalon hyrjen e 9 zyrtarëve kanadezëve si përgjigje ndaj sanksioneve

Rusia njoftoi se ka vendosur të ndalojë nëntë zyrtarë kanadezë të hyjnë në territorin e saj për një kohë të pacaktuar si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Kanadaja në mars.
Në mesin e zyrtarëve të ndaluar janë David Lametti, ministër i Drejtësisë dhe Prokuror i Përgjithshëm i Kanadasë, dhe Anne Kelly, komisionere i Shërbimit Korrektues të Kanadasë.
Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Kanadaja mbështet nismat kundër Rusisë në nivele të ndryshme.
Duke deklaruar se Otava mbështet akuzat e pabaza të Ukrainës dhe vendeve baltike kundër Rusisë dhe u përpoq të ndërhynte në punët e brendshme të Rusisë, Zakharova tha se Kanadaja “sanksionoi disa qytetarë rusë për gjoja përndjekjen e figurës ruse të opozitës Aleksey Navalny, i cili u dënua për veprime të paligjshme”.
Kanadaja më 24 mars vendosi sanksione të reja ndaj nëntë zyrtarëve rusë për “shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Rusi”.
Komisarja kanadeze i policisë, Brenda Lucki, Marci Surkes, drejtoresha për politikë për kryeministrin Justin Trudeau, Dominic LeBlanc, ministër i Çështjeve Ndërqeveritare, Jody Thomas, zëvendësministre e Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare, dhe Mike Rouleau, zëvendëskomandant i Forcave të Armatosura, ishin midis zyrtarëve në listën ruse./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




