Rusia nis sulmin e ri, Kievi aktivizon mbrojtjen ajror

Shpërthime të forta janë regjistruar gjatë orëve të para të së enjtes (18 maj) në Ukrainë. Rusia ka nisur një tjetër sulm në Kiev, duke e çuar këtë të fundit në aktivizimin e mbrojtjes ajrore.
“Shpërthime të shumta kanë ndodhur në kryeqytet, në rrethet Darnytskyi dhe Dniprovskyi. Shërbimet e urgjencës janë në rrugë për në zonat e prekura,” tha kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko në Telegram. Shpërthime të tjera u raportuan në rrethin Desnianskyi.
Administrata ushtarake e qytetit të Kievit tha se mbrojtja ajrore e kryeqytetit u aktivizua, duke rezultuar në rënien e mbeturinave në lagjen Darnytskyi, të cilat shkaktuan një zjarr.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione për viktimat apo shkallën e dëmit.
“Të dhënat për viktimat dhe dëmet janë duke u përditësuar. Qëndroni në strehëzat tuaja derisa të përfundojë alarmi për sulm ajror!“, u shpreh kreu i administratës ushtarake të qytetit Serhiy Popko, raporton CNN.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




