Rusia nisi tërheqjen e trupave nga Kievi, fillon rënia e çmimit të naftës në tregjet botërore

Pasi Rusia mori vendimin për të tërhequr një pjesë të trupave nga Ukraina, ra menjëherë çmimi i naftës. Nafta amerikane ra me 6.4% në 99.25 dollarë për fuçi në tregtimin e fundit. Nafta e papërpunuar Brent, standardi botëror, humbi 5.4% në 106.43 dollarë për fuçi.
Pas bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës sot, zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin tha se Ministria ruse e Mbrojtjes ka vendosur të “zvogëlojë në mënyrë drastike armiqësitë” në Kiev dhe Chernigov.
Zyrtari rus tha se ndryshimet janë pjesë e një përpjekjeje për të “rritur besimin e ndërsjellë dhe krijimin e kushteve të nevojshme për negociata të mëtejshme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




