Rusia nuk do të rifillojë furnizimet me gaz në Europë, Gazprom: Tubacioni është mbyllur për shkak të një rrjedhje

Botë | 4 vite më parë

Tubacioni i gazit natyror Nord Stream 1 për në Gjermani nuk do të rifillojë siç është planifikuar më 3 shtator, tha kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom. Kompania nuk dha një afat kohor për rifillimin e tubacionit, duke fajësuar një dështim të motorit të turbinës. “Tubacioni Nord Stream 1 është mbyllur për shkak të një rrjedhje nafte”, njoftoi Gazprom.

Kompania shtetërore thotë se defekti ishte identifikuarnë stacionin e kompresorit Portovaya, me inspektimin që u krye së bashku me punëtorët nga Siemens, kompania gjermane që ndihmon në mirëmbajtjen e tubacionit.

Gazprom pretendon se riparimi i rrjedhjeve të naftës në motorët kryesorë është i mundur vetëm në punëtori të specializuara, të cilat Rusia ka thënë më parë se janë të bllokuara nga sanksionet perëndimore.

Importet e gazit natyror janë ndërprerë derisa kjo të mund të korrigjohet, thuhet në deklaratë. Evropa ka akuzuar më parë Rusinë për frenimin e eksporteve të gazit në shenjë hakmarrjeje për sanksionet./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme