Rusia pezulloi pjesmarrjen në traktatin e ri START, Stoltenberg thirrje Putin: Rishqyrtoni vendimin

Botë | 4 vite më parë

Pas deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin se Rusia do ka bllokuar pjesëmarrjen në traktatin e ri të armëve bërthamore, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ky i fundit u shpreh se vendimi i Rusisë e bëri botën një vend më të rrezikshëm, ndërsa i ka kërkuar Moskës që të rishqyrtojë vendimin.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp në selinë e NATO në Bruksel, Stoltenberg u shpreh se ishte Rusia ajo e cila nisi luftën në Ukrainë.

Traktati midis Moskës dhe Uashingtonit, i nënshkruar në vitin 2010, kufizon numrin e kokave bërthamore që mund të vendosin dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë dhe do të skadojë në vitin 2026.

“Më shumë armë bërthamore dhe më pak kontroll i armëve e bëjnë botën më të rrezikshme”, tha Stoltenberg, duke qëndruar përkrah ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Duke iu përgjigjur akuzave të Putinit se Perëndimi po përpiqej të shkatërronte Rusinë, Stoltenberg tha se Moska ishte agresori në Ukrainë ku nisi një pushtim pothuajse një vit më parë.

“Është presidenti Putin ai që filloi këtë luftë perandorake pushtuese… Siç e bëri të qartë Putin sot, ai po përgatitet për më shumë luftë… Putini nuk duhet të fitojë… Do të ishte e rrezikshme për sigurinë tonë dhe të gjithë botën. Më vjen keq për vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në programin e ri START”, shtoi Stoltenberg.

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, deklaroi nga Athina se vendimi i Rusisë ishte i papërgjegjshëm dhe Shtetet e Bashkuara do të vëzhgonin me kujdes për të parë se çfarë bën në të vërtetë Moska. Presidenti rus Vladimir Putin i dha një paralajmërim Perëndimit për luftën në Ukrainë dhe njoftoi vendimin e tij për traktatin e ri START.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme