Rusia reagon ndaj BE-së: Do mbani përgjegjësi për hapat e ndërmarrë!

Botë | 5 vite më parë

Ministria e Jashtme e Rusisë, ka kërcënuar BE-në, për shkak se, sipas saj, po furnizon me armë Ukrainën. Në një deklaratë, Ministria  thekson se ata që furnizojnë Ukrainën me armë vdekjeprurëse, do të mbajnë përgjegjësi, nëse ato përdoren gjatë fushatës ushtarake të Rusisë atje. Ministria shtoi se hapat që ka ndërmarrë Bashkimi Evropian kundër Rusisë, nuk do të mbeten pa një përgjigje të ashpër.

“Qytetarët dhe subjektet e BE-së, të përfshirë në dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Ukrainë, do të mbahen përgjegjës për çdo pasojë të këtyre veprimeve.”– thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse, sipas së cilës, ata që kanë ndërmarrë këto iniciativa “nuk mund ta kuptojnë se sa të rrezikshme janë pasojat”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme