Rusia rrit numrin e ushtarëve në luftë, përfshin edhe 280 mijë persona

Rreth 280 mijë persona janë pranuar në ushtrinë ruse për shërbim të kontraktuar që nga fillimi i vitit.
Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, e bëri të ditur një gjë të tillë në një video të postuar në Telegram përpara një takimi mbi personelin ushtarak me krerët e rajoneve të largëta lindore të Rusisë.
“Disa nga këta njerëz ishin në rezervë dhe disa prej tyre janë vullnetarë dhe disa kategori të tjera” tha Medvedev në video.
Mijëra burra janë larguar nga Rusia për të shmangur rekrutimin dhe numri i saktë i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur gjatë luftimeve në Ukrainë nuk është bërë publik.
Në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin mbështeti planin për të zgjeruar forcat e armatosura ruse në 1.5 milionë ushtarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




