Rusia : Sanksionet e perëndimit mund të shkaktojnë rrëzimin e stacionit ndërkombëtar hapësinor

Sanksionet ndaj Rusisë mund të shkaktojnë përplasen e stacionit hapësinor ndërkombëtar dhe të bëjnë që struktura që peshon 500 tonë të rrëzohet diku në det ose tokë. Kështu u shpreh kreu i agjecinë hapësinore ruse Roscomos, Dmitry Rogozin, një mbështetës i pushtimit rust ë Ukrainës. Rogozin bëri thirrje që të hiqen sanksionet pasi ato mund të ndërprisnin operacionin e anijes hapsinore ruse që shërben pranë stacionit hapëinor. Si rezultat, segmenti rus I stacionit, që ndihmon në korrigjimin e orbitës së tij, mund të preket, duke shkaktuar rrëzimin e struktureës. Ndërsa publikoi një hartë të vendeve ku mund të rrëzohet stacioni hapësinor ndërkombëar, Rogozin tha se kishte pak gjasa që ai të rrëzohen në Rusi. Por popullsitë e vendeve të tjera, vecanërsiht ato të drejtuara nga qentë e luftës, sic u shpreh Rogozin, duhet të mendojnë ëpr cmimin e sanksioneve ndaj Roscomos. Ndërkohë Administrata amerikane e aeronautikës dhe administrimit të hapësirës NASA është shprehur më parë se po përpiqej të gjente një zgjidhje për ta mbajtur stacionin hapësinor në hapësirë pa ndihmën e Rusisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




