Rusia shkatërron sistemet raketore anti-ajrore S-300 të Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ka shkatërruar sistemet raketore anti-ajrore S-300, të cilat i ishin dhënë Ukrainës nga një vend evropian.
Ministri i Mbrojtjes ka deklaruar se raketat ruse Kalibr të lëshuara nga deti të dielën shkatërruan katër lëshues S-300 të cilët ishin fshehur në një hangar në periferi të qytetit ukrainas të Dnipro në lindje të vendit.
Rusia tha se 25 trupa ukrainase u goditën në sulm. Rusia nuk tha se cili vend evropian kishte furnizuar sistemet S-300, raporton The Guardian. /rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




