Rusia sulmon me raketa qytetin qendror të Ukrainës, humbin jetën 2 persona, plagosen 20 të tjerë

Botë | 3 vite më parë

Disa raketa të tjera janë lëshuar nga Rusia në drejtim të qytetit qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 20 të tjerë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko bëri me dije se një ndërtesë shkolle katërkatëshe u godit dhe pjesë të kateve të katërt deri në të nëntë të një kulle banimi aty pranë u shkatërruan.

Klymenko paralajmëroi banorët të qëndrojnë në strehimore derisa të fikej alarmi i sulmit ajror. Në lidhje me ngjarjen, reagoi dhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili u shpreh se po bëhen të gjitha përpjekjet që të shpëtohen të gjithë qytetarët që janë plagosur dhe kanë mbetur poshtë rrënojave.

“Ne po përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë njerëz të jetë e mundur”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në Twitter.

Zelensky tha se sulmi në Kryvyi Rih ishte pjesë e një bombardimi rus në të cilin “armiku ka sulmuar me kokëfortësi qytete, qendra të qyteteve, duke bombarduar objekte civile dhe banesa”.

“Por ky terror nuk do të na trembë apo na thyejë. Ne po punojmë dhe po shpëtojmë njerëzit tanë”, shtoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme