Rusia tregon forcën ushtarake në sytë e Putin

Presidenti Vladimir Putin vëzhgoi nga afër stërvitjen e madhe ushtarake që Rusia është duke mbajtur së bashku me Bjellorusinë.
Putin ishte në një poligon në Mulino në rajonin e Nizhny Novgorod dhe ndoqi manovrat ushtarake të ushtrisë ruse. Stërvitja ushtarake e quajtur “Zapad-2021” pritet të zgjasë deri të enjten e ardhshme. Sipas Daily Mail, kjo stërvitje masive ka alarmuar Ukrainën, por edhe NATO-n.
Në po marrin pjesë rreth 200 mijë trupa ushtarake, të paktën 80 avionë, më shumë se 300 tanke dhe 15 anije./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




