Sabalenka, “mbretëresha” e Australian Open

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Aryna Sabalenka fiton për herë të dytë radhazi Australian Open për femra. 25-vjeçarja nga Bjellorusia ka dominuar finalen e Melburnit kundër kinezes Qinwen Zheng, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 (6-3, 6-2), një sfidë që zgjati 1 orë e 12 minuta.

Ky është Slam-i i dytë në karrierë për Sabalenkën, pas titullit të fituar një vit më parë po në Australi, ndërsa 21-vjeçarja kineze humbet finalen e parë të madhe që luan në karrierë.

Nuk ka histori sfida në Melburn. Aryna Sabalenka dominon finale përballë Qinwen Zheng dhe triumfon në “Rod Laver Arena” me rezultatin 2-0. Nesër në orën 9:30 do të zhvillohet finalja e meshkujve, mes Jannik Sinner dhe Daniil Medvedev.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme