Salah, gjen grabitësin e shtëpisë dhe e fal. I ofron punë dhe

Gosip | 6 vite më parë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë kohës kur sulmuesi i Liverpulit ishte i ri dhe luante për Aleksandrinë në Egjipt, një person i grabiti atij shtëpinë. I mërzitur nga kjo, babai i yllit egjiptian menjëherë bëri një denoncim në polici dhe hajduti u gjet pas dy ditëve. Pikërisht këtu Salah bëri edhe një gjest të madh. Thuhet se ai i kërkoi babait të tij të tërheqë denoncimin dhe të falë hajdutin. Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi pa gjendjen e personit që i vodhi shtëpinë, Salah vendosi t’i japë para atij dhe gjithashtu i ofroi edhe një punë, në mënyrë që ai të siguronte para për të ardhmen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme