Salianji: Do bëjmë çdo përpjekje që grupi i PD-së të bashkohet!

Deputeti Ervin Salianji ka shprehur shqetësim për situatën e Partisë Demokratike. Në një dalje për mediat ai tha se sipas tij është zhvendosur vëmendja tek kriza që po kalon PD, në një kohë kur lufta e partisë duhej të ishte ndaj qeverisë. Ai propozoi që deputetët të ulen dhe tu japin zgjidhje kësaj krize. “Do bëjmë çdo përpjekje që grupi parlamentar të funksionojë si i tërë”, tha Salianji.
“Prej muajsh mbledhjet e grupit janë kthyer në një përpjekje për protagonizëm, duke mos i lënë fokusin e duhur diskutimit të deputetëve për t’i dhënë zgjidhje krizës në të cilën është PD. Siç e ka zhvendosur fokusin nga përballja me qeverinë dhe nga reformat kryesore Territorialen dhe zgjedhore. Grupi duhet të hyjë një ulli të duhur, kryesia duhet të mblidhet në mënyrë për përhershme., të gjithë deputetët duhet të ulen dhe tu japin zgjidhje krizës, për shkak të ndarjes në palë dhe të mos e shpërndajmë fokusin nga ajo që është objektivi kryesor i PD lufta kundër Edi Ramës. Do bëjmë çdo përpjekje që grupi parlamentar të funksionojë si i tërë”, tha Salianji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




