Salianji: Rama po kërcënon SPAK me skualifikim nëse s’i shërben PS! Manja: Ju s’guxoni të shihni njeri-tjetrin në sy

Kritikat e Ramës kohët e fundit ndaj SPAK kanë sjellë debate mes opozitës dhe mazhorancës në sallën e Kuvendit. Deputeti i PD-së, Ervin Salinaji tha se Rama është kthyer në një paranojak që kërkon të ketë pushtet absolut dhe për këtë, sipas tij, nuk e ka problem të kërcënojë edhe SPAK nëse nuk i shërben PS-së. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se Rama i del për zot gjithçkaje që thotë dhe nuk lë vend për mëdyshje.
“PS aty ku ka mundësi, jo vetëm që keqpërdori institucionet por edhe sistemin gjyqësor. Drejtësia e keqpërdorur politikisht është një shqetësim. Ministër dhe kryeministër që është kthyer në një turistë në vendin tonë. Ju flisni për sukses të patronazhimit, SPAK dhe presidenti. Nuk ka qytetar që nuk e kupton që Rama ka kontroll mbi çdo gjë. Ky kampion i drejtësisë po kërcënon SPAK. E kërcënon me skualifikim SPAK nëse nuk i shërben PS. Me këtë tregon sikur i hodhi hi syve të gjithë shqiptarëve. Egërsia mediatike, ndaj çdo kundërshtari polik i jep imunitet dhe e mbyll çështjen. Këtu e ka vendosur PS fokusin. Çdo autoritet dhe këto të llojit e vetë që janë në rajon, vendosin vetëm njerëzit e vetë si president nga paranoja për të pasur pushtet absolut”, tha Salianji.
Ministri Manja ka ironizuar edhe situatën në PD, duke thënë se demokratët nuk kanë guximin të shohin njeri-tjetrin në sy dhe se duhet të fillojnë të kuptojnë se pse po i humbasin zgjedhjet dhe jo të gjejnë justifikime për humbjen.
“E di cila është e bukura se të gjitha diskutimeve të opozitës, përpiqen të shpjegojnë se çfarë ka dashur të thojë Rama kur del gjatë javës në prononcime. Rama në ato që thotë nuk le hapësirë për mëdyshje sepse i del për zot gjithçkaje që thotë. Ne kemi kurajo që t’i takojmë zgjedhësit në sy. Ju se kuptoni sepse nuk shihen as me njeri-tjetrin në sy. Ju i mësoni zgjedhësve tuaj, si të përdorin leva dhe të blindojnë dyer. Ju gozhduat drejtësinë, vjedhjen e votave dhe Lulin si shkakun e humbjes së zgjedhjeve. Gjeni shkakun e humbjes, se po vijnë zgjedhjet e tjera “, tha Manja
Këto debate vijnë në një kohë kur kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj SPAK se po merret me cironkat dhe jo me peshkaqenët e vërtetë duke shigjetuar Sali Berishën i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, ku sipas kryeministrit duhet të kishin nisur hetimet ndaj tij për përfundimet e DASH.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




