Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Kryeministrja serbe: Vuçiç duhet të marrë pjesë, mënyra më e mirë për të përballuar hipokrizinë

Rajon | 4 vite më parë

Tirana mirëpret të martën (6 dhjetor) liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Por teksa ka pikëpyetje mbi pjesëmarrjen në samit të presidentit serb, kryeministrja Ana Brnabiq tha se Aleksandër Vuçiç duhet të jetë në Tiranë më 6 dhjetor pasi sipas saj, kjo është mënyra më e mirë për të përballuar hipokrizinë.

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç. Shpesh pyes  veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Aleksandri Vuçiq ka që në këtë mënyrë të luftojë dhe të fitojë disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë”, tha Kryeministrja.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka bërë me dije më herët se nuk do merrte pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për shkak të reagimit të butë të BE ndaj emërimit të Nenad Rashiqit si ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Si pasojë e këtij vendimi, Vuçiç deklaroi se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme