Samiti BE- Ballkani Perëndimor, tensione mes dy kryeministrave, atij bullgar dhe maqedonas

Rajon | 4 vite më parë

Bullgaria duket se është kthyer në epiqendër të Samiti të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak të vetos së ripërsëritur të saj kundër Maqedonisë së Veriut, për vijueshmërinë e procesit të integrimit në BE, veto e cila po mban peng edhe Sqipërinë.

Mes kryeministrit maqedonas dhe atij bullgar në largim, ka pasur tensione në samitin BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Kryeministri bullgar në largim, Kirill Petkov, ka takuar të pranishmit në sallë. Ai, në një moment, ka përshëndetur edhe kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, i cili, nga pamjet, duket se i flet me ton të ashpër, madje duke i drejtuar gishtin. Gjestet në fjalë kanë bërë xhiron e mediave të huaja kryesisht maqedonase, por edhe në ato bullgare.

Kjo klimë tensioni mes dy kryeministrave shpreh dhe nivelin e lartë të nervizimit mes të dy vendeve, që pas vendimit të Bullgarisë për të përdorur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, në lidhje me hapat e mëtejshme të këtij vendi drejt anëtarësimit në BE. Vetoja bullgare është kritikuar gjerësisht nga shumë vende të BE-së, si dhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

https://www.facebook.com/rtshradiotelevizionishqiptar/videos/1102456463950958

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme