Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor, Rutte: Nuk jam fare i kënaqur me Bullgarinë, zhbllokimi i Maqedonisë së Veriut duhet të ndodhë sa më shpejt!

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha para nisjes së Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor, se nuk është aspak i lumtur me qëndrimin që po mban Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, duke bllokuar nisjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes këtij shteti dhe BE, vendim që po pengon edhe nisjen e bisedimeve për Shqipërinë.
“Duhet të presim zgjedhjet në Bullgari, por nuk jam fare i kënaqur me faktin që nisja e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut janë ende të bllokuara. Mendoj se duhet të zhbllokohen sa më shpejt të jetë e mundur. E dimë që kjo do të ndodhë, me shpresë, pas zgjedhjeve në Bullgari. Do të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për ta realizuar këtë”, tha Rutte për gazetarët para nisjes së mbledhjes së liderëve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




