Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor, Varhelyi: Të nisin bisedimet me Shqipërinë dhe të liberalizohen vizat për Kosovën!

Botë | 5 vite më parë

Eurokomisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të marrë përgjegjësi për veprimet e veta dhe të mbajë premtimet që ka bërë ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Liderët tanë jo vetëm do të konfirmojnë, por do ta bëjnë edhe shumë të qartë, që jemi të përkushtuar për integrim të plotë dhe anëtarësim të Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Europian”, tha Varhelyi për gazetarët në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë.

“Prandaj do të duhet të marrim përgjegjësitë tona, dhe vendimet e duhura, që çojnë në këtë drejtim. Pra duhet të zhvillojmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të hapim kapitujt me Serbinë, të përshpejtojmë procesin e shpalljes së Bosnje-Hercegovinës vend kandidat, dhe të miratojmë liberalizimin e vizave për Kosovën”./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme