Samiti i “Open Balkan”, publikohet axhenda

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë nesër takimin e radhës në kuadër të “Open Balkan”.

Sipas axhendës së publikuar nga kryeministria, takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Në orën 09:05 pritet takimi i Ramës, Zaev dhe Vuçiç, ndërsa në 09:30 nisja e seancës plenare me fjalën hyrëse të Kryeministrit Edi Rama.

Në orën 10:45 do të zhvillohen diskutimet e liderëve për të ardhmen e Agjendës së “Open Balkan” dhe në orën 11:30 ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve.

Në orën 12:00 do të mblidhet Forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal.

Ndërsa në orën 13:00 parashikohet një konferencë për shtyp.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme