Samiti i SEECP – Presidenti Begaj viziton Shkupin, pritet nga homologia Davkova

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) i cili mikpritet nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova.

Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.

Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate  të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025.

Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe, ku do të takohet me  Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe me ish Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme