Samiti në Selanik bën bashkë 12 shtete, i pranishëm Kryeministri Rama dhe kancelari Scholz

Politikë | 4 vite më parë

Mbahet sot (10 qershor) në Selanik Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) ku do jenë të pranishëm Presidenti i Serbisë, Sllovenisë, Moldavisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, kryeministri i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Kroacisë, ndërsa Turqia do të përfaqësohet nga zëvendësministri i Jashtëm për Çështjet Evropiane. Sipas tovima.gr, në orën 10:30 ka nisur takimi i Ministrave të Jashtëm të shteteve të SEECP, i cili do drejtohet nga kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias, ku pritet të miratohet draft teksti i deklaratës së përbashkët që do të shpallet nga Samiti i Liderëve. Pas përfundimit të takimit të ministrave të jashtëm do të vijojë një drekë. Më pas, ministri i Jashtëm grek do të zhvillojë një takim dypalësh me homologen e tij sllovene, Tania Fahon.

Në punimet e Samitit që do drejtohet nga Nikos Dendias, do të marrë pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ndërsa në drekën që do të vijojë do të marrë pjesë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz.  Deklarata që do të miratohet dhe shpallet pas Samitit të liderëve, fokusohet në tetë tema. 

“Pjesmarrësit do të theksojnë përkushtimin e tyre “për të forcuar perspektivën evropiane të rajonit” dhe për të ardhmen e tyre të përbashkët evropiane.  Në të njëjtën kohë, pritet të theksohet nevoja për garantimin e sigurisë energjetike në rajon dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, nëpërmjet “stacioneve të karburantit LNG dhe ndërlidhjeve të tubacioneve”, thuhet në artikull. Deklarata pritet të fokusohet në çështjet e sigurisë, në dritën e “sfidave në rritje dhe kërcënimeve të reja ndaj sigurisë dhe stabilitetit” në rajon.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme