Samiti në Shkup, Kovaçevski: Plani i Rritjes, çelësi për integrim europian më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në fjalën e tij në nisje të Samitit të Ballkanit Perëndimor, është ndalur te reformat e rajonit për integrim më të shpejtë drejt Bashkimit Evropian.
Kovaçevski deklaroi se Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, miratuar nga Komisioni Evropian, është çelësi për një integrim më të shpejtë dhe që rregullon standartet me Bashkimin Evropian.
Duke e konsideruar si tejet të rëndësishëm samitin e sotëm, kryeministri theksoi se Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor është një hap kyç për transformimin e ekonomive nacionale me standartet europiane.
“Ky Samit për ne është moment i rëndësishëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin mjaft përfitime në zbatim të këtij plani.
Ky plan paraqet një simbol për reformat e paluhatshme të Ballkanit Perëndimor dhe një hap i rëndësishëm për transformim të ekonomive nacionale me standardet e BE-së. Me planin për rritje vendet e Ballkanit Perëndimor do përshpejtojnë reformat fondamentale duke bërë lidhje me tregun e përgjithshëm.
Kjo qasje për mbështetje financiale është element kyç dhe shtyllë kryesore ku bazohen gjithë reformat. Plani i zhvillimit për BE, lehtësim që hap dyert për tregjet dhe mallrat.
Çelës për integrim më të shpejtë dhe rregullon standardet me BE-në duke promovuar integrim dhe në BE dhe në rajon.
Kjo strategji për integrim të dyfishtë përshpejton qasjen në BE dhe jep rezultate të mira”, tha Kovaçevski.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




