Samiti për Demokracinë, Ambasada e SHBA jep mesazh: Mjete të reja për llogaridhënie dhe transparence, përpjekje botërore kundër korrupsionit

Politikë | 5 vite më parë

Përmes samitit për demokracinë, mbajtur vetëm pak ditë më parë, ambasada amerikane në Tiranë, shkruan në një postim në facebook se Samiti mund të ketë përfunduar, por puna sapo ka nisur.
“Samiti për Demokracinë mund të ketë mbaruar, por puna jonë sapo ka nisur. Së bashku ne po nisin:
✅ partneritete për të forcuar bashkëpunimin midis demokracive
✅ mjete të reja për llogaridhënie dhe transparencë
✅ një pozicion për të koordinuar përpjekjet botërore kundër korrupsionit”- shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në facebook.
Mesazhi i dhënë nga ambasada shihet si një reagim mbi zhvillimet brenda PD, partia më e madhe e opozitës shqiptare. Ish udhëheqësi i saj Sali Berisha, tashmë i shpallur i padëshiruar me familjen e tij nga DASH, po synon të rikthehet në krye të partisë. Ai organizoi referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar partie duke e konsideruar përgjegjës për humbjet e opozitës. Në sy ka rënë edhe përplasja e zoti Berisha me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Nga ana e tij zoti Basha i cili ka larguar zotin Berisha nga grupi i PD, mblodhi Kuvendin Kombëtar duke miratuar vendime të rëndësishme përfshi largimin e personave të shpallurit “non grata” nga forumet drejtuese të partisë.
Disa analistë shkruajnë pas këtyre zhvillimeve se në Shqipëri po ravijëzohet një rrymë antiamerikane. Ata paralajmërojnë zhvillime pas deklaratë se ambasadës se “Samiti për Demokracinë mund të ketë mbaruar, por puna jona sapo ka nisur”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme