Samiti/ Varhelyi takim me Ramën: Gati të hapim kapitujt e parë negociues me Shqipërinë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ku ndodhen në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Në një postim në X (dikur Twitter), Varhelyi shkruan se mes tij dhe Ramës është diskutuar në lidhje me rrugën e vendit tonë drejt BE, teksa thekson se Unioni është gati të hapë kapitujt e parë negociues.
“Në margjinat të samitit BE-Ballkani Perëndimor, diskutuan me kryeministrin Edi Rama hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën drejt BE.
Ndërsa përfunduam screening, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkruan Varhelyi.
Këshilli Evropian për Çështjet e Jashtme ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapave pasues për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në konkluzionet e takimit të së martës, Këshilli Evropian përshëndeti përfundimin me sukses të takimeve të shqyrtimit të legjislacionit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




