Sanksione ndaj Rusisë mund të zgjasin edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se disa sanksione ndaj Rusisë mund të mbeten në fuqi edhe pas ndonjë marrëveshjeje eventuale paqeje me Ukrainën, duke rritur perspektivën e një përpjekjeje afatgjatë të SHBA-së për ndikuar në ekonominë e Rusisë.

“Unë supozoj se në kontekstin e një marrëveshjeje paqeje, rregullimi i sanksioneve është i mundur dhe mund të jetë i përshtatshëm”,  tha ajo jashtë samitit të G20 në Indonezi.

Ndërsa Ukraina bën përparime në fushën e betejës , udhëheqësit perëndimorë kanë filluar të mendojnë se si dhe nëse një fund i luftës mund të negociohet me Rusinë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kohët e fundit tha se ishte i hapur për “bisedime të vërteta paqeje” me Rusinë dhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se çdo zgjidhje do të varet nga ukrainasit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme