Sanksionet e fundit ndaj Rusisë, BE fut në listën e zezë ‘kasapët’ e Buchas dhe Mariupolit

Me miratimin e paketës së 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, BE ka futur në ‘listën e zezë’ komandantët ushtarakë rusë të cilët kanë udhëhequr trupat dhe urdhëruar masakrat.
Ata janë cilësuar si “kasapët” e masakrës në Bucha dhe Mariupol, të cilët janë pjesë e listës prej 65 personave që janë pjesë e ‘listës së zezë”.
Në mesin e 65 personave të përmendur ishte Azatbek Omurbekov, për të cilin BE tha se udhëhoqi trupat ruse ndërsa ata “vranë, përdhunuan dhe torturuan civilët në Bucha”, duke i dhënë atij pseudonimin “Kasapi i Buçës”. Në listë është edhe Mikhail Mizintsev, një gjeneral që BE tha se mbikëqyri rrethimin dhe bombardimin e Mariupolit që vrau mijëra njerëz. Sulmet ruse në qytetin port të Detit Azov goditën një maternitet dhe një teatër, duke vrarë qindra fëmijë, tha BE, duke e quajtur atë “Kasapi i Mariupolit”.
BE përfshiu në listë edhe fëmijët e zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov dhe gruan e tij. /Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




