Sanksionet e mundshme ndaj Rusisë në rast sulmi kundër Ukrainës

Botë | 5 vite më parë

Paralajmërimet e  SHBA dhe BE-së për sanksione të mundshme ndaj Rusisë në rast sulmi kundër Ukrainës po artikulohen qartë në deklarime publike të autoriteteve më të larta sa dhe burimet ku po diskutohen sanksionet. 

Këto shtrihen që nga ndërprerja e qasjes së Rusisë tek monedha amerikane dhe bankat ndërkombëtare si për presidentin rus Vladimir Putin  e deri tek një ish-gjimnaste olimpike që mendohet të jetë e dashura e Putinit. 

Një goditje financiare që nuk është dhënë kurrë më parë, mund të përfshijë ndalimin e Rusisë për qasje në sistemin financiar SWIFT, i cili mundëson transferimin e parave mes bankave anembanë globit. Konsideruar si një nga goditjet më të ashpra financiare që mund të merren, duke dëmtuar ekonominë e Rusisë menjëherë dhe në aspektin afatgjatë, efekti llogaritet me veprim sidomos në fitimet ndërkombëtare të saj nga prodhimi i naftës dhe gazit, të cilat përbëjnë më shumë se 40% të totalit të të ardhurave të vendit. 

Ky hap i konsideruar si alternativ edhe në vitin 2014, kur Rusia pushtoi dhe aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë, u cilësua nga Rusia atëherë se do të ishte ekuivalent me një vendim për t’i shpalur asaj luftë. 

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë arritur më parë të bindin sistemin SWIFT që të përjashtojë Iranin, për shkak të programit të tij bërthamor. Por përjashtimi i Rusisë nga sistemi SWIFT  i bën të mendohen administratat e SHBA dhe Gjermanisë ekonomitë e të cilave mund të dëmtohen po ashtu. 

Nga ana tjetër bllokimi të qasjes së Rusisë tek dollari amerikan që dominon transaksionet financiare në mbarë botën, me triliona dollarë në ditë, do t’ia vështirësonte Putinit qasjen në sistemin financiar të Shteteve të Bashkuara, një masë kjo ato mund ta bëjnë të vetme. Shumë rusë dhe kompani ruse do të pengoheshin në kryerjen madje edhe të transaksioneve më rutinë, si listat e pagave ose blerja e gjërave. 

Po ashtu një masë tjetër në shqyrtim është ndalimi i qasjes së Rusisë te produktet teknologjike dhe programet e sofistikuara që ndihmojnë trafikun e avionëve luftarakë, atë të pasagjerëve, tabletave, video-lojrat dhe televizorët e sofistikuar, i të njëjtës natyrë me atë që praktikohet ndaj Kubës, Iranit, Koresë së Veriut dhe Sirisë, citohen zyrtarët amerikanë. 

Sanksione të tilla mund të vënë në shënjestër edhe industritë kritike ruse, duke përfshirë sektorët e saj të mbrojtjes dhe të aviacionit civil, gjë që do të godiste ambicjet e teknologjisë së lartë të Rusisë, si inteligjenca artificiale dhe informatikën kuantike. 

Në tregun e aksioneve po ashtu Administrata Biden kufizoi aftësinë e Rusisë për të marrë hua duke i ndaluar institucionet financiare amerikane të blejnë bono thesari të qeverisë ruse drejtpërdrejt nga institucionet shtetërore vitin e kaluar. 

Edhe gazsjellësi Nord Stream 2, konsiderohet si një pikë e fortë sanksionesh. Një Projektligj gjithëpërfshirës i përkrahur nga gati 40 ligjvënës të tjerë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, përmban vendosjen e sanksioneve kundër edhe përpara një sulmi tjetër rus ndaj Ukrainës, me përjashtimin nga sistemi financiar SWIFT dhe gazjellësin Nord Stream 2. Por gjithçka mbetet për t’u parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme