Sanremo 2023/ Mbrëmja e katërt rikthen në Ariston emra të mëdhenj të muzikës italiane! I ftuar edhe violonçelisti shqiptar Iljard Shaba

Kulturë | 4 vite më parë

Mbrëmja e katërt e Sanremos ka rikthyer në skenën e Ariston emra shumë të njohur të muzikës italiane. Mbrëmja filloi me emocionin rock të Elodie dhe Big Mama, ndërsa jo pak emocione dhuroi edhe këngëtarëi i njohur Peppino Di Capri, i cili u nderua edhe me Çmimi e Karrierës. Këngëtari Eros Ramazzotti risolli hitin “Adesso tu”.

Po ashtu në skenë u ngjitën edhe disa nga artistët e edicioneve të fundit të Festivalit, nga Ema e Elisa, Noemi e Sangiovanni. Të ftuar ishin edhe emra të mirënjohur ndërkombëtarë, mes të cilëve spikati edhe emri i violonçelisti shqiptar Iljard Shaba. 

Iljard Shaba është zgjedhur nga Anna Oxa, po ashtu me origjinë shqiptare, për të performuar në këtë natë të duetit. Shaba është një emër jo pak i njohur për publikun e gjerë, teksa famën e tij ia detyron karrierës së si violonçelist profesionist të ndërmarrë që në moshë të re. Stili i tij është unik dhe i veçantë, duke filluar nga muzika xhaz, latine dhe klasike, pa e përçmuar popin.

Pesë netët e Festivalit të Sanremo-s 2023 do të transmetohen ekskluzivisht në RTSH Muzikë dhe RADIO TIRANA 1.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme