Saranda, turizëm të integruar me bashkitë fqinje të Greqisë

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma priti në një takimit në zyrën e tij, Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës së Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis.
Turizmi ishte në fokus të diskutimit që zhvilloi Gurma me diplomatin grek Sacharidis.
Mes tyre u bisedua për veçoritë dhe pritshmëritë për sezonin turistik të këtij viti, mbi projektet e përbashkëta me fokus turizmin e sidomos për mundësitë e reja që hap turizmi pa kufij territorialë, duke i dhënë hapësirë idesë dhe praktikës së turizmit të integruar me bashkitë fqinje.
Gjatë takimit u vlerësua se hapi i parë është hedhur, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Bashkisë së Sarandës dhe asaj të Finiqit.
Kryetari Gurma tregoi se të dyja bashkitë gjenden tani në procesin e organizimit të një konference me fokus turizmin e integruar, ku do të ftohen t’i bashkohen Memorandumit të Bashkëpunimit edhe bashki të tjera të rajonit jugor, me dëshirën dhe vizionin për të përfshirë më tej edhe bashki fqinje nga vendi fqinjë, Greqia.
Kreu i bashkisë së Sarandës Gurma, falenderoi konsullin grek Sacharidis, për dhurimin e një sasie materialesh sanitare për bashkinë e Sarandës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




