Sarandë- Tentoi shkatërrim prone me eksploziv, ku shoku mbeti i vrarë, gjykata lë në burg, Erdion Muhon

Aktualitet | 2 vite më parë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, bëri të ditur se në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim Erdion Muho, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka vendosur vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Erdion Muho, si dhe caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim Erdion Muho atë të “arrest në burg”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit  të bërë, nga personi nën hetim Erdion Muho, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës dhe revokimin e kërkesës së organit të akuzës.

Ngjarja për të cilën Eridon Muho u ndalua, ka të bëjë me eksplozivin që plasi në afërsi të Portit të Sarandës, mbrëmjen e 24 qershorit 2024, ku mbeti i vdekur 52 vjeçari, Armand Nelaj, mik i Muhos dhe biznesmen në fushën e makinerive të ndërtimit.

Eksplozivi kishte për qëllim tragetin turistik të një kompanie rivale me kompaninë e Muhos në transportin e udhëtarëve Sarandë-Korfuz. Për këtë Muho ia kishte lënë eksplozivin Nelajt që tia vinte anijes rivale.

Por lënda shëprthyese plasi para kohe për shkak të telefonit të Nelajt, duke mos shpërthyer në objektin e synuar por në duart e Nelajt i cili humbi jetën.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme