Sardenja në flakë prej 3 ditësh, shkon ndihma nga Greqia dhe Franca

Vijon të jetë aktive dhe ende e rënduar situata si pasojë e zjarreve në Sardenja të Italisë.
4 vatra vijojnë prej më shumë se 60 orësh të shkatërrojnë peizazhin e të shkaktojnë dëme të mëdha materiale në një prej zonave më të vizituara nga turistët.
Deri në këto momente mbi 2000 persona janë evakuuar ndërsa sipërfaqja e djegur ka shkuar mbi 20 mijë hektarë.
Për të vënë flakët në kontroll, në ndihmë kanë shkuar dhe 5 avionë canadair nga Franca dhe Greqia.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




