Scholz fiton debatin e fundit televiziv mes kandidatëve për kancelar

Kandidati për kancelar i qendrës së majtë gjermane, Olaf Scholz i social-demokratëve (SPD) fitoi dje debatin e fundit të madh zgjedhor televiziv, sipas një sondazhi.
Kur u pyetën se kush e fitoi sfidën televizive, 42 për qind e shikuesve votuan për Scholz.
Kandidati konservator i bllokut CDU/CSU, Armin Laschet ishte i dyti me 27 për qind, ndërsa Annalena Baerbock e të gjelbërve ishte e treta me 25 për qind të votave.
Rreth 6,0 për qind iu përgjigjën sondazhit “nuk e di”.
Rezultatet e sondazhit u prezantuan nga transmetuesi Sat.1, i cili së bashku me ProSieben dhe Kabeleins, e transmetuan drejtpërdrejt debatin./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




