Scholz: Gjermania do të dërgojë armë në Ukrainë, me rëndësi trajnimi i tyre

Kancelari gjerman Olaf Scholz është zotuar se armët gjermane të kërkuara nga Ukraina për luftën e saj kundër forcave ruse do të arrijnë në kohë. Ai ka theksuar dhe rëndësinë e trajnimit të këtyre armëve pasi sipas tij pa trajnim ukrainasit nuk mund t’i përdorin armët gjermane.
“Ju e dini se ka tashmë një listë të gjatë klientësh që presin t’i marrin ato pas dy vjetësh e tre vjetësh, që do të thotë se protokolli për dorëzimin është dashur të ndryshohet në mënyrë që Ukraina t’i marrë ato më shpejt. Ata po punojnë tani për ta realizuar atë.
Gjërat konkrete që ne mund të ofrojmë tani do të dorëzohen pas trajnimit. Pa trajnim nuk mund t’i përdorni këto armë. Ne do të ofrojmë një sistem anti-balist që është në gjendje të shpëtojë Odessa ose Kiev. Ne gjithashtu vendosëm së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara që do të dorëzojmë raketahedhës të shumtë” tha Scholznë një intervistë ekskluzive me dpa.
Gjermania është përballur me kritika liur me dërgimin e armëve, si dhe llojin e armëve që janë dorëzuar në Ukrainë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




