Scholz takon Xi: Rusia, kërcënim për të gjithë Evropën

Kancelari gjerman Olaf Scholz po zhvillon një vizitë në Kinë, ku të martën u takua me homologun e tij kinez presidentin Xi Jinping.
Kancelari gjerman Olaf Scholz i tha udhëheqësit kinez Xi Jinping të martën se pushtimi rus i Ukrainës kërcënon sigurinë globale, në një thirrje të dukshme për Kinën që të ushtrojë presion më të madh ndaj fqinjit dhe partnerit të saj të ngushtë strategjik për të zgjidhur konfliktin.
Scholz tha gjithashtu se përdorimi i armëve bërthamore në luftën dyvjeçare nuk duhet as të kërcënohet, sipas një transkripti të qeverisë gjermane të fjalëve të tij të shkurtra në fillim të një takimi me Xi në kryeqytetin kinez.
Mesazhi kryesor nga dy liderët ishte se në Ukrainë duhet vendosur një paqe e drejtë. Kancelari arriti të dielën në Kinë, i shoqëruar nga një delegacion ministrash dhe drejtuesish ekzekutivë biznesesh në vizitën e tij të dytë, që kur mori mandatin.
Turi i tij e ka dërguar për vizitë në megaqytetin e Chongqing, superfuqinë ekonomike të Shnanghait dhe tashmë në Pekin, ndërsa përballet me një detyrë të vështirë me synimin për të balancuar lidhjet ekonomike me partnerin tregtar më të madh të Berlinit.
Duke u takuar me Xi, Scholz i tha udhëheqësit kinez se shpresonte të diskutonte “si mund të kontribuojmë më shumë për një paqe të drejtë në Ukrainë”.
Ndërsa Kina thotë se është një palë neutrale në konfliktin e Ukrainës, ajo është kritikuar për refuzimin për të dënuar Moskën për ofensivën e saj.
Dhe Kina dhe Rusia kanë rritur në vitet e fundit bashkëpunimin ekonomik dhe kontaktet diplomatike, partneriteti i tyre strategjik vetëm sa po afrohet më shumë që nga pushtimi i Ukrainës.
Scholz i tha Xi se agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe armatimi i saj kanë një impakt shumë negativ në sigurinë e Evropës. “Ato dëmtojnë interesat tona bazë, si dhe të gjithë rendin ndërkombëtar sepse po shkelin një parim bazë të Konventës së Kombeve të Bashkuara”, mësohet të jetë shprehur Scholz sipas AFP.
Liderët folën dhe për fushat ku mund të bashkëpunojnë, duke përfshirë edhe rrezikun global të ndryshimit klimatik.
“Fjala e Kinës ka peshë në Rusi. Kështu që i kërkova presidentit Xi të durojë Rusinë, në mënyrë që Putini më në fund të ndërpresë fushatën e tij të çmendur, të tërheqë trupat e tij dhe t’i japë fund kësaj lufte të tmerrshme”, shkroi ai.
Në lidhje me tregtinë, Xi i tha Scholz se dy vendet e tyre duhet të qëndrojnë vigjilentë kundër rritjes së proteksionizmit dhe të kenë një pikëpamje objektive për çështjen e kapacitetit prodhues, sipas deklaratës.
Scholz kishte bërë thirrje për konkurrencë të ndershme në tregti, ndërsa paralajmëroi për dumping dhe mbiprodhim gjatë një bisede me studentët e kolegjit kinez të hënën në qendrën financiare të Shangait, ku kompanitë gjermane kanë investime të mëdha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




