Schumacher dhe misteri i fotove të vjedhura, ja çfarë ndodhi

Formula 1 | 4 vite më parë

Prej pak ditësh është rikthyer në krye të mediave historia e shkrepjeve të vjedhura nga vila e Michael Schumacher. Hetimet e kryera nga hetuesit konfirmuan se në vitin 2016 “një person i panjohur, me sa duket në atë kohë një mik i ngushtë i Michael Schumacher kishte vizituar ish-pilotin e Ferrarit dhe me këtë rast kishte bërë fshehurazi fotot, duke synuar që ti shiste. Gjithashtu, sipas hetuesve gjermanë, i njëjti person i kishte ofruar në treg gazetave të ndryshme duke kërkuar një shumë që kalon një milion euro për filmimet e bëra.

Asnjë nga gazetat nuk donte t’i blinte fotot, edhe sepse ato do të kishin përfaqësuar “një shkelje personale dhe të privatësisë” të vetë pilotit. Që nga ai moment nuk kishte asnjë lajm për fotot apo për personin që ishte përpjekur në mënyrë të neveritshme të përfitonte nga sëmundja e ish-pilotit të Ferrarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme